Trajneri i Bayern Munichut, Julian Nagelsmann thuhet se ka mbajtur një mbledhje në stërvitje pasi skuadra e tij barazoi ndeshjen e tretë radhazi kundër Eintracht Frankfurtit të shtunën, me gjermanin që po përballet me presion në rritje në klub.
Gjiganti gjerman ende e kryeson tabelën e Bundesligas, por me vetëm një pikë larg Union Berlinit, ndërsa RB Leipzig, Dortmund dhe Freiburg janë gjithashtu afër tyre.
Skuadra e Nagelsmann ka humbur një ndeshje gjatë gjithë sezonit, por ka barazuar shtatë herë, tre prej të cilave kanë qenë në tre ndeshjet e fundit që nga fillimi i vitit.
Forma shqetësuese e skuadrës ka çuar në një presion në rritje drejt Nagelsmann, i cili thuhet se i ka dhënë skuadrës një regjim shumë më të ashpër stërvitor, aq sa një nga seancat e tij duhej të ndërpritej.
Ai gjithashtu thuhet se ka anuluar një ditë pushimi në vazhdën e barazimit zhgënjyes kundër Frankfurtit, me raportin që pretendon se ai duhet të gjejë zgjidhje shpejt në mënyrë që të sigurojë pozicionin e tij si trajner.
Edhe pse ai nuk duhet të shqetësohet për të ardhmen e tij për momentin, ish-trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel është i gatshëm për detyrën e trajnerit te Bayerni.