UBT News

Tuchel e zbulon nëse Chelsea ishte në kontakte me Dembele

Në një konferencë për media para ndeshjes së nesërme kundër Plymouth Argyle, trajneri i Chelsea-t, Thomas Tuchel, ka folur për afatin kalimtar të transferimeve të janarit, ku Chelsea e transferoi vetëm adoleshentin Dylan Williams nga Derby County.

Tuchel u shpreh i kënaqur me biznesin e kampionit evropian në këtë janar, ndërsa qartësoi edhe spekulimet që e kanë lidhur Ousmane Dembelen me transferim në “Stamford Bridge”.

“Unë nuk kam pasur kontakt me Ousmane Dembelen, nuk ka pasur bisedime. Merkatoja e janarit ishte e mirë. Jam tejet i kënaqur. Ishte një merkato e qetë. Të jesh i qetë është gjithmonë gjëja më e mirë”, tha Tuchel.

Chelsea i rikthehet aksionit nesër me fillim nga ora 13:30, ku në stadiumin “Stamford Bridge” e pret skuadrën e Plymouth Argyle, ndeshje kjo e vlefshme për raundin e katër të FA Cup.

Exit mobile version