UBT News

Tuchel demanton spekulimet për Boateng

Sot më herët u konfirmua nga gazetari gjerman, Florian Plettenberg, se Bayern Munichu ka vendosur që mos t’i ofrojë një kontratë Jerome Boatengut.

Boateng është pa klub që prej se u la si lojtar i lirë nga Lyoni, dhe së fundmi është stërvitur te Bayerni, ku thuhej se ky i fundit do t’i ofrojë mbrojtësit 35 vjeçar një kontratë afatshkurtër.

Ndërkaq, këto spekulime u shuan nga gazetari Plettenberg, i cili tha se krerët e kampionit gjerman kanë vendosur që mos t’i ofrojnë kontratë Boateng, por që trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel e demantoi këtë gjë në konferencën për media.

“Jerome Boateng ka stërvitur shumë mirë, kështu që ne do ta qartësojmë këtë gjë me të gjithë që janë të përfshirë sot dhe më pas do ta bëjmë zyrtare. Asnjë vendim nuk është marrë, për dallim nga raportimet. Ne do ta qartësojmë këtë brenda klubit këtë pasdite me të gjithë që janë të përfshirë”, tha Tuchel. 

Exit mobile version