UBT News

Tuchel: Anglia duhet të ecë përpara

Selektori i Anglisë, Thomas Tuchel, ka thënë se përfaqësuesja angleze e ka tejkaluar zhgënjimin e eliminimit në gjysmëfinale të Kupës së Botës dhe ka bërë hapa të rëndësishëm përpara përmes paraqitjeve në Ligën e Kombeve.

Pas humbjes 3:2 ndaj Spanjës në ndeshjen e parë të këtij edicioni, Anglia reagoi me dy fitore ndaj Çekisë, në shtëpi dhe në udhëtim, si dhe me triumfin e thellë 7:0 kundër Kroacisë. Në katër ndeshjet e këtij grumbullimi, anglezët kanë shënuar gjithsej 14 gola.

Megjithatë, Tucheli vazhdon të përballet me pyetje rreth eliminimit të Anglisë në gjysmëfinale, ku pësoi humbje 2:1 ndaj Argjentinës.

“Mendoj se është e domosdoshme të ecim përpara”, ka deklaruar Tuchel pas fitores 3:0 ndaj Çekisë të martën mbrëma.

“Mund ta përsëris se nuk jemi eliminuar në fazën e grupeve të Botërorit. Ndonjëherë ndihet sikur ka ndodhur kështu, por nuk është e vërtetë. Ka pasur kritika dhe skepticizëm përreth nesh, por kam thënë se nuk duhet të fillojmë nga zero, pasi mund të ndërtojmë mbi atë që kemi arritur së bashku. Kemi luajtur futboll të nivelit të lartë në Botëror”, ka shtuar tekniku gjerman.

Sipas Tuchelit, Anglia tashmë ka bërë hapin e radhës dhe po ndërton mbi paraqitjet e saj.

“Është gjithmonë e rëndësishme të bëhet hapi i radhës. Përkushtimi i lojtarëve ishte në nivel shumë të lartë dhe jam i lumtur që e kemi dëshmuar këtë në të katër ndeshjet”, ka përfunduar Tuchel.

D.L

Exit mobile version