UBT News

Trusti publikon numrin e kontribuuesve sipas bilancit që kanë në llogari

Me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, në Kuvendin e Kosovës sot u miratua Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike në lexim të parë. Me votimin e këtij Projektligji i hapet rrugë tërheqjes së 10 përqindëshit nga Fondi Pensional i Kosovës.

Trusti ka publikuar numrin e kontribueesve sipas bilancit që kanë në llogari. Trusti njofton se 104 mijë e 137 qytetarë i kanë deri në 100 euro në xhirollogari.

Prej 100 mijë deri në 1 mijë euro i kanë në xhirollogari 212 mijë e 798 qytetarë. Prej 1 mijë deri në 5 mijë euro i kanë në xhirollogari 194 mijë e 857 qytetarë.

Nga numri i përgjithshëm i kontribuueseve në Trust, 12 për qind e tyre kanë deri 10 mijë euro.

Trusti njofton se nga 10 mijë deri në 20 mijë euro në llogari i kanë mbi 40 mijë qytetarë, ndërkaq mbi këtë vlerë janë rreth 13 mijë qytetarë apo vetëm 2 për qind e kontribuuesve./UBTNews

Exit mobile version