Sekretarja e Jashtme britanike dhe kandidatja për lidership, Liz Truss tha të enjten se nuk e mbështet përfshirjen e drejtpërdrejtë të trupave britanike në Ukrainë.
E pyetur gjatë një interviste në BBC Radio nëse ajo do të mbështeste përdorimin e forcave britanike në Ukrainë nëse bëhet kryeministre, Truss tha: “Ne po bëjmë gjithçka mundemi për të mbështetur Ukrainën. Ne kemi udhëhequr koalicionin ndërkombëtar për dërgimin e armëve, ne po vendosim sanksionet, por unë nuk e mbështes përfshirjen e drejtpërdrejtë të trupave të Mbretërisë së Bashkuar”. /UBTNews/