UBT News

Truproja e Taylor Swift shkon në Izrael për të luftuar krahas IDF-së

Mediat izraelite raportojnë se një nga truprojat e Taylor Swift për turneun e saj “Eras” ka lënë punën e tij në SHBA për t’u kthyer në shtëpi, më konkretisht në Izrael.

Ai thuhet se i është bashkuar njësisë së tij të ushtrisë për të luftuar për IDF.

“Kam një jetë mjaft të mrekullueshme në SHBA, një punë ëndrrash, miq të shkëlqyer dhe një shtëpi të rehatshme”, i tha ai gazetës Israel Hayom.

“Unë nuk duhej të vija këtu, por nuk mund të qëndroja ndërsa familjet masakroheshin dhe digjeshin të gjalla në shtëpitë e tyre”, ishte shprehur ai./UBTNews/

Exit mobile version