UBT News

Trupi i pajetë i futbollistit Christian Atsu është kthyer në Ganë

Trupi i futbollistit Christian Atsu, i cili vdiq pas një tërmeti që goditi Turqinë dy javë më parë, është kthyer në vendlindjen e tij, Ganë.

Aeroplani ateroi në Akra të dielën mbrëma dhe arkivoli i tij u mor nga anëtarët e forcave të armatosura të Ganës.

Atsu u gjet i vdekur të shtunën nën shtëpinë e tij në Turqinë jugore. Ai ka luajtur për klubin Hatayspor. Anësori luajti 65 herë për kombëtaren e Ganës dhe ndihmoi ekipin e tij të arrinte në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës në vitin 2015.

31-vjeçari ka luajtur edhe për skuadrat e Premierligës, Everton dhe Newcastle./UBTNews/

Exit mobile version