Një grua në provincën Jambi të Indonezisë u vra dhe u gëlltit e tëra nga një piton, sipas raporteve lokale.
Jahrah, që raportohet se ishte rreth të 50-tave, ka shkuar në punë në një plantacion gome mëngjesin e së dielës.
Ajo u raportua e zhdukur pasi nuk u kthye atë natë dhe ekipet e kërkimit dolën për ta gjetur atë. Një ditë më vonë fshatarët hasën në një piton, stomaku i të cilit ishte i fryrë. Vendasit më pas vranë gjarprin dhe gjetën trupin e saj brenda.
“Viktima u gjet në stomakun e gjarprit”, tha shefi i policisë së Betara Jambi, AKP S Harefa për mediat lokale./UBTNews/