Dhjetëra kufoma të ushtarëve ukrainas që vdiqën duke mbrojtur fabrikën e çelikut Azovstal të qytetit Mariupol tani janë kthyer në Kiev, sipas Associated Press.
Eshtrat tani janë duke u identifikuar përmes testimit të ADN-së, tha komandanti ukrainas Maksym Zhorin në një raport ekskluziv.
Për muaj të tërë, ushtarët ukrainas të vendosur në fabrikën e rrethuar të çelikut i penguan forcat ruse të merrnin kontrollin mbi të gjithë Mariuopolin.
Por në maj, mbrojtësit e vendit më në fund ia dorëzuan fabrikën masive të çelikut forcave ruse./UBTNews/