Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lëshuar të enjten një paralajmërim për Houthit, grupin jemen të mbështetur nga Irani, pas sulmit të tyre ndaj dy anijeve saudite të naftës në Detin e Kuq.
Në një postim në Truth Social, Trumpi ka thënë se do ta mbajë përgjegjës Iranin për çdo veprim të Houthive.
“Nëse ata e përsërisin këtë veprim, SHBA-ja do ta mbajë Iranin përgjegjës, duke qenë se Houthitë janë një forcë përfaqësuese e Iranit, dhe do të ushtrohet një ndëshkim i rëndë ushtarak ndaj Iranit dhe, natyrisht, ndaj vetë Houthive. Këta më kanë zhgënjyer thellë, pasi deri më tani kishin vepruar në mënyrë shumë profesionale dhe të mençur”, ka shkruar Trumpi.
Sulmi i cisternave të naftës ka ardhur vetëm tri ditë pasi rebelët Houthi kishin shpallur bllokadë ndaj anijeve saudite në Detin e Kuq.
Kërcënimi i tyre ndaj anijeve në atë pjesë rrezikon të hapë një front të ri në luftën e rikthyer SHBA-Iran, pas marrëveshjes së arritur në qershor. /Reuters/
