Presidenti Trump ka sulmuar televizonet e njohura amerikane NBC dhe ABC News, duke thënë për ato se sipas tij ishte mbulim i njëanshëm dhe tha se do të ishte në favor të heqjes së licencave të tyre nga Komisioni Federal i Komunikimeve (FCC).
Trump është shprehur se mediat i kishin dhënë atij mbulim negativ në 97% të historive.
Një studim i publikuar më parë këtë vit nga grupi konservator mbikëqyrës i medias, Qendra e Kërkimeve të Medias (MRC), zbuloi se mbulimi i 100 ditëve të para të presidentit në detyrë ishte 92% negativ.
“NËSE KY ËSHTË RASTI, ATA JANË THJESHT NJË KRAH I PARTISË DEMOKRATIKE DHE SIPAS SHUMË MENDIMEVE, LICENCAT E TYRE DUHET T’U REVULOHET.”, shkroi Trump me përdorimin e tij karakteristik të shkronjave të mëdha.
Trump tha se do të ishte plotësisht në favor të këtij veprimi sepse sipas tij këto media janë kaq të anshme dhe të pavërteta, një kërcënim real për demokracinë.
Presidenti pasoi me një postim tjetër ku sulmoi të dy mediat si lajme të rreme dhe dy nga rrjetet absolutisht më të këqija dhe më të anshme kudo në botë.
Trump vuri në pikëpyetje pse të dy subjektet nuk po “paguajnë miliona dollarë në vit në tarifa licencë.