UBT News

​Trump para OKB-së: U dhashë fund shtatë luftërave, Kosovë-Serbi në mesin e tyre

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, ka përsëritur në fjalimin e tij para Organizatës së Kombeve të Bashkuara, se u ka dhënë fund shtatë luftërave.

Trump ka përmendur edhe Kosovën dhe Serbinë, duke thënë se ka qenë shumë i zënë këtë mandat duke u përpjekur të shpëtojë miliona jetë.

“Kam përfunduar shtatë luftëra. Në çdo rast, mijëra njerëz do të vriteshin, si në Kamboxhia dhe Tajlandë, Kosovë dhe Serbi, Kongo dhe Ruandë, Indi dhe Pakistan, Izrael dhe Iran, Egjipt dhe Etiopi, Armeni dhe Azerbajxhan. Asnjë president, kryeministër apo shtet nuk ka bërë diçka të ngjashme, dhe unë e arrita këtë brenda shtatë muajsh. Jam shumë i nderuar që e bëra”, tha Trump.

Sipas tij, asnjë president, kryeministër apo shtet nuk ka bërë diçka të ngjashme.

Trump tha se Kombet e Bashkuara madje nuk u përpoqën të ndihmojnë në asnjërën prej tyre.

“Është shumë keq që u detyrova ta bëja vetë këtë, në vend të Kombeve të Bashkuara. Kombet e Bashkuara madje nuk u përpoqën të ndihmojnë. Kam përfunduar shtatë luftëra, jam marrë me liderët e të gjitha atyre vendeve, dhe nuk kam marrë asnjë telefonatë apo ofertë ndihme nga OKB-ja për të finalizuar marrëveshjet”, tha ai.

Presidenti amerikan folur edhe për ekonominë e SHBA-së gjatë mandatit të tij të dytë, duke thënë se ndodhet në një gjendje më të mirë se më përpara. /S.K/KP/

Exit mobile version