Ish-presidenti Donald Trump ka paditur Michael Cohen për 500 milionë dollarë dëmshpërblim për shkeljen e dyshuar të kontratës së tij si ish-avokat personal i Trump.
Padia akuzon Cohen për përhapjen e informacionit të rremë rreth Trump dhe shkeljen e detyrimeve të tij kontraktuale ndaj ish-presidentit në deklaratat publike të Cohen, libra të botuar, seri podkaste dhe paraqitje të tjera në media.
Cohen së fundmi është kthyer në qendër të vëmendjes pasi Trump u deklarua i pafajshëm javën e kaluar për 34 akuza për falsifikimin e të dhënave të biznesit pas një hetimi për pagesat ndaj aktores Stormy Daniels. Pagesat u koordinuan nga Cohen në ditët para zgjedhjeve të 2016-ës dhe bashkëpunimi i Cohen me prokurorët ka shkaktuar zemërimin e ish-presidentit.
“Z. Trump po përdor dhe abuzon edhe një herë sistemin gjyqësor si një formë ngacmimi dhe frikësimi kundër Michael Cohen”, tha në një deklaratë Lanny Davis, avokati i Cohen.
“Z. Cohen nuk do të pengohet dhe ka besim se padia do të dështojë në bazë të fakteve dhe ligjit”, shtoi ai.
Sipas padisë, Cohen zbuloi informacione konfidenciale kur fliste për marrëdhënien e tij të mëparshme avokat-klient me Trump gjatë intervistave në media rreth hetimit të Prokurorit të Qarkut në Manhattan që çoi në padinë e ish-presidentit./UBTNews/