Ish-presidenti amerikan Donald Trump lavdëroi presidentët e fortë të Koresë së Veriut, Rusisë dhe Turqisë dhe tha se ai kalonte më mirë me liderë botërorë “sa më të ashpër dhe më të këqij të jenë ata” në audion e publikuar rishtazi.
CNN publikoi të martën audio nga intervistat midis Bob Woodward dhe Trump që u realizuan për librin e tij të vitit 2020, “Fear”, por nuk u botua kurrë, dhe tani ato po publikohen si një libër audio.
Në një fragment, Trump përshkroi admirimin e tij për autoritarët e fortë, përfshirë presidentin rus Vladimir Putin, presidentin turk, Rexhep Erdogan dhe presidentin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.
“Më pëlqen Putini. Marrëdhënia jonë duhet të jetë shumë e mirë. Kam bërë fushatë për t’u marrë vesh me Rusinë, Kinën dhe të gjithë të tjerët”, tha Trump në një intervistë në janar të vitit 2020.
“Të shkosh mirë me Rusinë është një gjë e mirë, jo një gjë e keqe, në rregull? Sidomos sepse ata kanë 1332 koka bërthamore të ndyrë”.
Trump vuri në dukje në intervista se ai kishte marrëdhënie më të mira me udhëheqësit “sa më të ashpër dhe më të këqij që të ishin ata”.
“Unë kaloj shumë mirë me Erdoganin, edhe pse nuk duhet ta bëj, sepse të gjithë thonë se çfarë tipi i tmerrshëm. Por ju e dini që për mua funksionon mirë”, tha Trump në një intervistë në janar të vitit 2020.
“Është qesharake, raportet që kam, sa më të ashpra dhe më të këqija të jenë, aq më mirë shkoj me ta. E dini?” vazhdoi ai.
Trump ka tërhequr prej kohësh polemika për lavdërimin e liderëve si Putini./UBTNews/