Kate Winslet zbuloi një truk të vogël për kujdesin e lëkurës. Në një intervistë për Allure, ajo u shpreh se përdor dy nuanca të ndryshme të kremit pudër, jo për shkak të stinëve.
“Në varësi të ciklit tim, lëkura mund të jetë më e kuqe. E kuptoni se çfarë dua të them?” tha aktorja duke iu referuar ciklit menstrual.
“Në fillim të ciklit, lëkura është shumë më e njëjtrajtshme,” shtoi Winslet, 45 vjeçe. “Në mes të ciklit, bëhet më e kuqe, kështu që unë përziej dy tone të ndryshme.”
“E ka vënë re fytyrën time dhe se si ndryshon vitet e fundit sepse kam pasur më shumë kohë për veten. Tani jam në një moshë ku gjërat ndryshojnë gjatë kohës. Lëkura në qafë është me të vërtetë ndryshe, lëkura në pjesën e poshtme të duarve ka nevojë serioze për TLC [treatment, love & care – trajtim, dashuri dhe kujdes].” – shtoi ajo.