Bora arriti një fitore shumë të rëndësishme, duke mundur kampionët dhe fituesit e Kupës në basketboll, Trepçën me shifrat 89:88 (17:15, 16:22, 33:20, 23:31).
Në takimin e javës së 21-të të ProCredit Superligës, prishtinasit kishin deri 17 pikë epërsi, por në fund mitrovicasit u rikthyen, derisa drama vazhdoi deri në çastet e fundit, me vendasit që triumfuan në fund.
Vendasit arritën epërsinë më të lartë në 17 pikë, 79:62, por kampionët me një seri të jashtëzakonshme 4:22 përmbysën shifrat në 83:84, derisa dramë u zhvillua deri në sekondat e fundit me shumë ndërrime në rezultat, ndërsa vendimtar në fund ishte Cambridge për vendasit, i cili me dy ngulitje për 89:88 i solli Borës dy pikë shumë të rëndësishme. Ai kaloi te Bora, pikërisht nga Trepça.
Bora ka shtatë fitore e 14 humbje, ndërsa Trepça 14 fitore e shtatë humbje, raporton KosovaPress.
Përkundër humbjes, Trepça mbetet në vendin e dytë në tabelë me 35 pikë, vetëm një më pak se Bashkimi që është lider i Superligës.
Bora nga ana tjetër pozicionohet si e shtata në tabelë me 28 pikë.