Tristan Thompson, i njohur si i dashuri i Khloe Kardashian, paraqiti një kërkesë urgjente si një përpjekje për të parandaluar nënën e supozuar të foshnjës së tij, Maralee Nichols, që ta bënte publike çështjen e atësisë, të cilën ajo tashmë veçse e ka bërë.
Ylli i NBA-së e paraqiti kërkesën në Harris County, Teksas – vetëm tre ditë pasi lajmi i padisë u bë publik.
Në dosjen e tij, të siguruar nga Page Six, Thompson pretendon se “qëllimi i trajneres personale gjatë gjithë kohës ishte të përpiqej të arrinte një lloj fame dhe të fitonte për veten e saj në këtë padi”.
Thompson, 30 vjeç, pretendon se mesazhet në Snapchat nga Nichols që supozohet se janë dërguar midis të dyve – të cilat ai mohon t’i ketë shkruar ose dërguar ndonjëherë – ” janë përpjekje për ta njollosur” atë dhe janë “të sajuara plotësisht”, sipas dosjes.
Ylli i Sacramento Kings, i cili pretendoi se do të tërhiqej pas këtij sezoni, pretendon më tej në dosje se ai ka pësuar “dëmtime dhe shqetësime ekstreme”. Për më tepër, Thompson dëshiron që Nichols të paguajë tarifat e tij për të paraqitur kërkesën./UBTNews/