Filmi “One Battle After Another”, i regjisorit të njohur Paul Thomas Anderson dhe me protagonist Leonardo DiCaprio, ka debutuar me sukses në arkëtimet e fundjavës së parë.
Produksioni fitoi 22.4 milionë dollarë në tregun amerikan, duke vendosur rekord personal për regjisorin dhe duke e konfirmuar si një nga projektet më të shumëpritur të vitit, sipas Forbes.
Në nivel ndërkombëtar, filmi grumbulloi edhe 26 milionë dollarë, duke e çuar fitimin global në 48.5 milionë dollarë.
Performanca e tij u përforcua nga një vlerësim “A” në CinemaScore dhe komente të shkëlqyera nga kritikët.
Në Metacritic, filmi u rendit mes më të vlerësuarve të dekadës, me “mirënjohje universale” si nga publiku ashtu nga ekspertët e kinemasë.
Megjithatë, rruga drejt fitimit mbetet sfiduese. Buxheti i prodhimit vlerësohet në 130 milionë dollarë, ndërsa shpenzimet e marketingut kanë arritur deri në 70 milionë dollarë shtesë, sipas The New York Times.
Kjo do të thotë se “One Battle After Another” do të duhet të mbajë ritëm të fortë edhe për disa fundjava për të justifikuar investimin. /A.Z/UBT News/