UBT News

Tri veprime të përditshme që rrisin rrezikun e diabetit

Diabeti i tipit 2 është një sëmundje që rëndom prek njerëzit mbi moshën 45-vjeçare dhe formohet kur trupi ka një rezistencë të lartë ndaj insulinës.

Tri veprimet e mëposhtme rrisin ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe ju bëjnë më të rrezikuar të prekeni nga diabeti i tipit 2.

Neglizhenca ndaj mëngjesit

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës dhe ka një arsye për këtë.

Kur hiqni dorë nga mëngjesi, niveli i sheqerit në gjak do të rritet ndjeshëm dhe më shumë se në çdo vakt tjetër.

Kur niveli i sheqerit në gjak është më i lartë, pankreasi duhet të çlirojë më shumë insulinë.

Kësisoj ai rrit ndjeshmërinë e trupit ndaj saj.

Uria gjatë ditës, e shtyn më pas njeriun të zgjedhë produkte jo të shëndetshme dhe të hajë më shumë.

Mos hiqni dorë nga mëngjesi dhe sigurohuni që të konsumoni më shumë fibër, karbohidrate komplekse dhe proteinë.

Mësoni këtu ku të gjeni më shumë proteinë.

Pagjumësia

Pagjumësia kontribuon në zhvillimin e diabetit të tipit 2.

Drobitja që pëson njeriu nga mungesa e gjumit zgjat gjithë ditën dhe nxit urinë, por edhe ndryshime hormonale.

Nëse njeriu fle më pak se shtatë orë në natë, trupi çliron më pak insulinë dhe më shumë kortizol.

Ky hormon e bën më të vështirë shpërbërjen e glukozës dhe rrjedhimisht niveli i sheqerit në gjak do të jetë më i lartë.

Mungesa e vitaminës D

Vitaminat në përgjithësi janë të shëndetshme.

Mungesa e vitaminës D ju rrezikon ndaj një sërë sëmundjesh, përfshirë këtu edhe diabeti i tipit 2.

Studimet tregojnë se njerëzit që kanë sasi të mjaftueshme të vitaminës D në trup janë 43 pëqind më pak të prirur për t’u prekur nga kjo sëmundje.

Mungesa e zgjatur e vitaminës D shkakton çrregullime të masës minerale të kockave dhe fraktura tek fëmijët dhe të rriturit.

Mungesa e kësaj vitamine, nxit problemet me kockat, muskujt dhe mund të kontribuojë në shfaqjen e osteoporozës.

Studime të shumta e kanë lidhur mungesën e vitaminës D me depresionin, sëmundjet e zemrës, çrregullimet imunitare, infeksionet dhe shtimin e qelizave të dëmshme.

Atë mund ta gjeni tek: e verdha e vezëve, qumështi, peshku, djathi, bamjet dhe fasulet./AgroWeb.org

Exit mobile version