Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi nga sot janë simbolet e reja të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një komunikate në profilin zyrtar të tij në Facebook.
“Me tre kampionet olimpike shqiptare, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, vajzat e mahnitshme të Kosovës dhe simbolet e reja të Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, shkroi Rama.
Në bazë të ligjit, Ministria e Mbrojtjes i trajton Kelmendin, Gjakovën dhe Krasniqin si ushtarake në grada, varësisht nga medaljet olimpike të fituara.
https://www.facebook.com/photo/?fbid=772653450896985&set=a.400250428137291