Policia e Kosovës në raportin e fundit 24 orësh, ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e Prishtinës, ku janë arrestuar katër personave.
Sipas raportit zyrtar, rasti i parë është regjistruar në Fushë Kosovë, ku një burrë është arrestuar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht dy viktima gra.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar menjëherë në mbajtje.
Në Fushë Kosovë, është regjistruar edhe rasti i dytë, ku janë arrestuar dy persona- një burrë dhe një grua.
Deri te arrestimi erdhi si shkak i një përleshje fizike me të dyshuarve, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.
Gjithashtu edhe në Prishtinë është arrestuar një person, nën dyshimin se sulmoi fizikisht gruan e tij.
Viktima ka refuzuar të marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
