Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar tri raste të dhunës në familje. Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Rahovec dhe Skenderaj.
Në rastin e parë në Prishtinë, një grua me shtetësi të huaj ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, po ashtu shtetas i huaj. Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.
Në Rahovec, policia ka arrestuar një burrë pasi i njëjti, pas një mosmarrëveshjeje, ka sulmuar fizikisht një burrë tjetër. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq në Skenderaj, një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj, me ç’rast ajo ka kërkuar urdhër mbrojtjeje emergjente. Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit ata janë liruar në procedurë të rregullt. /E.A/
