Në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar tri raste të dhunë në familje.
Rasti i parë është regjistruar në Vushtrri, ndërsa dy raste e tjera në rajonin e Prishtinës.
Në rastin në Vushtrri është arrestuar një burrë nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje, kishte shkaktuar dhunë ndaj viktimës grua.
“Pas inicimit të rastit viktimës i është lëshuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.
Gjithashtu edhe në Graqanicë është arrestuar një burrë pasi që dyshohet se deri sa ka qenë nën ndikimin e alkoolit ka shqetësuar dhe kanosur viktimat
Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq, në Prishtinë është shoqëruar për intervistim një burrë i dyshuari, pasi që dyshohet se ka kryer veprën – dhunë në familje ndaj viktimës grua.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
