Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar tri raste të dhunës në familje, sipas raportit të Policisë së Kosovës.
Rastet janë raportuar në Prishtinë, Rahovec dhe Zubin Potok.
Në rastin e parë në Prishtinë, një burrë dhe një grua janë shoqëruar në polici pasi dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike si pasojë e një mosmarrëveshjeje. Të dy kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Në Rahovec, një person është shoqëruar në stacionin policor nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një viktimë femër. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare, ndërsa pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Rasti i tretë është raportuar në Zubin Potok, ku një grua dhe një burrë dyshohen se kanë kanosur një person tjetër. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe procedura po vazhdon sipas rregullave ligjore.
