UBT News

Tri përballje të zjarrta luhen sot në Albi Mall Superligën e Kosovës

Sot (e diel) në orar për t’u zhvilluar janë tri përballje tejet interesante në kuadër të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Pas fitores minimale në derbin lokal në Kuadër të Kupes së Kosovës, kampioni në fuqi, Ballkani rikthehet të luaj në kampionat. Skuadra e Ilir Dajës do ta presë Lirinë në “Stadiumin e Qytetit’ në Suharekë, ku edhe do të kërkojnë pozitën e parë në klasifikim. Ballkani aktualisht renditet i dyti në tabelë me 53 pikë, një më pak se Llapi dhe dy më shumë se Drita. Teksa, për Lirinë thuajse të gjitha shpresat janë shuar, prizrenasit numërojnë vetëm 10 pikë të grumbulluara deri më tani ku kanë mbetur edhe tetë ndeshje deri në përfundim të kampionatit.

Në ndeshjën tjetër, Prishtina do të luaj në “Rexhep Rexhepi” ku pritet nga Feronikeli ’74. Skuadra kryeqytetase renditet në vendin e pestë me 39 pikë, ndërsa Feronikeli gjendet në vendin e shtatë me 29 të tilla, ku do të kërkoj t’i shmanget sa më shumë Gjilanit me vetem me dy pikë më tepër se ata.

Ndërkohë që e gjithë vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në “Zahir Pajaziti”, me Llapin që do e presë Dritën në një duel të drejtëpërdrejtë për vendin e parë. Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina ka marrë kreun e tabelës në xhiron e kaluar, ku mposhti Lirinë dhe tani do të tentoj ta ruaj këtë pozitë. Kurse në anën tjetër edhe Drita do të mundohet ta ndjekë serine pa humbje, në mënyrë që të mbetet në garë për titull.

Përballjet do të luhen me fillim nga ora 15:00./UBTNews/

Exit mobile version