Ekipi ynë ka përpara një ditë të ngjeshur me sfida të rëndësishme sportive, ku vëmendja kryesore është e përqendruar në tri përballje me mikpritësen, Italinë.
Në qendër të vëmendjes është boksierja Donjeta Sadiku, e cila do të ngjitet në ring për gjysmëfinalen e kategorisë deri në 60 kilogramë. Sadiku do të përballet me greken Sofia Legaki, në një duel që pritet të jetë tejet i luftuar dhe që mund t’i sigurojë asaj një vend në finale.
Ndërkohë, vajzat e ekipit të volejbollit do të kenë përballë Turqinë, në një sfidë vendimtare për kualifikimin në gjysmëfinale. Përfaqësueset tona synojnë një rezultat pozitiv dhe do të kërkojnë të bëjnë mrekullinë përballë një kundërshtari të fortë.
Ekipi ynë do të kërkojë të japë maksimumin në këto përballje të rëndësishme.
D.L
