Sonte zhvillohen edhe tri ndeshje të fazës së 1/16 së finales në Kupën e Botës, ku priten përballje të forta dhe rivalitet i madh për një vend në çerekfinale.
Në orën 19:00, Bregu i Fildishtë përballet me Norvegjinë, në një duel ku të dyja kombëtaret synojnë të vazhdojnë rrugëtimin në turne.
Më pas, në orën 23:00, vëmendja do të jetë te supersfida mes Francës dhe Suedisë. Dy kombëtare me traditë pritet të dhurojnë një ndeshje spektakolare në luftën për kualifikim.
Programi i ditës mbyllet në orën 03:00 (pas mesnate), me sfidën mes Meksikës dhe Ekuadorit, ku fituesi do të sigurojë biletën për në fazën çerekfinale.
Këto tri takime vijnë pasi Maroku eliminoi Holandën pas penalltive, duke u bërë kombëtarja e parë që siguroi kualifikimin nga ndeshjet e sotme./A.K/
