UBT News

Trevor Noah po largohet nga “The Daily Show”

Trevor Noah, komediani nga Afrika e Jugut, i cili mori drejtimin e emisionit “The Daily Show” pas largimit të Jon Stewart shtatë vjet më parë, njoftoi të enjten se do të largohet nga emisioni.

“Kemi qeshur bashkë, kemi qarë bashkë. Por pas shtatë vjetësh, mendoj se është koha”, deklaroi ai të enjten mbrëma pas përfundimit të emisionit.

Ai e falënderoi ekipin e emisionit dhe fansat besnikë për “shtatë vjet të mahnitshme”.

Noah e filloi karrierën e tij në vendlindjen e tij në Afrikë të Jugut me stand-up dhe talk show para se të zhvendosej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2011./UBTNews/

Exit mobile version