Trepça ka prerë biletën për në finale, pasi mposhti Pejën me rezultat 96:103 në një ndeshje tejet të luftuar deri në fund. Sfida ishte e baraspeshuar dhe me ritëm të lartë, por mitrovicasit treguan më shumë qetësi në momentet vendimtare.
Me këtë fitore, Trepça avancon në finale, ku do të përballet me fituesin e duelit ndërmjet Bashkimi dhe Bora.
