Skuadra e Trepçës është nisur drejt Gjermanisë, ku të mërkurën do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të FIBA Europe Cup.
Kampionët e Kosovës do të përballen në qytetin e Trierit, me fillim nga ora 20:00, në një tjetër sfidë të rëndësishme në arenën evropiane.
Klubi mitrovicas ka bërë të ditur se edhe në këtë udhëtim do ta ketë pranë mbështetjen e bashkatdhetarëve shqiptarë, të cilët vazhdimisht i qëndrojnë afër skuadrës, pavarësisht vendit ku zhvillohen ndeshjet.
Trepça synon të përfaqësojë denjësisht basketbollin kosovar dhe të kërkojë një tjetër rezultat pozitiv në garat evropiane.
“Një qytet, një dashni, një Trepçë”, është mesazhi i klubit para kësaj përballjeje.
D.L
