UBT News

Trepça ndërprenë bashkëpunimin me Gençoglun

KB Trepça përmes një komunikate në faqen zyrtare të klubit ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Engin Gençoglu.

Marrëveshja mes Gençoglus dhe KB Trepçës është ndërprerë me pëlqim të dy palëve.

Po ashtu, bëhet e ditur se skuadrën deri në fund të “PlayOff-it” do ta udhëheqë Ilir Selmani, i cili deri tani ka qenë pjesë e shtabit teknik.

“Klubi e falënderon Gençoglun për kontributin e dhënë në skuadrën tonë. Bashkë kemi fituar Kupën e Kosovës dhe kemi arritur në finale të plejofit”, shkroi Trepça në njoftimin në Facebook.

“Beteja” e tretë e finales së “PlayOff-it” mes Pejës dhe Trepçës do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Exit mobile version