UBT News

Trepça fiton Superkupën Mbarëkombëtare, shkatërron Tiranën

Pasi që në gjysmëfinale mposhti kampionin e Kosovës në basketboll, Yllin, klubi i Trepçës ka arritur sot që të fitojë Superkupën Mbarëkombëtare, ku në finale e ka shkatërruar Tiranën.

Pas katër çerekëve të zhvilluar në palestrën “Minatori”, Trepça e ka mposhtur me 40 pikë diferencë klubin e Teutës, ku semafori në fund të ndeshjes tregonte shifrat 92:52 në favor të tyre.

Çerekun e parë Trepça e mbylli me rezultat 38:15, kurse të dytin 21:18, duke bërë që pjesa e parë e këtij takimi të përfundojë me shifrat 59:33.

Skuadra e Ljubomir Minchev vazhdoi me paraqitje fantastike edhe në pjesën e dytë, ku çerekun e tretë e mbylli me shifrat 23:8, kurse në çerekun e katërt Tirana regjistroi epërsinë e para në ndeshje me shifrat 11:10, por që nuk ishte e mjaftueshme ta evitonte humbjen, pasi që rezultati në fund të ndeshjes ishte 92:52 në favor të “xehetarëve”.

Kjo fitore ia solli Trepçës trofeun e Superkupës Mbarëkombëtare, kështu duke e shtuar edhe një trofe nën epokën e trajnerit, Ljubomir Minchev.

Exit mobile version