Pas përfundimit me sukses të organizimit të ndeshjeve parakualifikuese të “FIBA Europe Cup”, KB Trepça do të jetë mikpritëse e një tjetër organizimi.
Palestra “Minatori” në Mitrovicë, do të jetë nikoqire e “Superkupës Mbarëkombëtare”, event i cili iu besua klubit Gjelbër e Zi nga bordi i Ligës Unike dhe Federata e Basketbollit e Kosovës.
Në këtë garë marrin pjesë kampionët dhe fituesit e kupave nga Superliga e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës.