Asokohe dhe ngjyrat ishin shpirtra.
Në fund të kopshtit banonte mitologjia
Në një olimp trëndafilash.
Këndonin këngë dhe tregonin legjenda…
Ah, tërë trëndafilave të botës do t’u bie më gjunj,
Veç ato legjenda s’kam për t’i dëgjuar më kurrë.
Yjet bëheshin trishtila në dritare
Ngjyer me magjinë e pyjeve të largët.
Por tani olimpin e trëndafilave e humba përgjithnjë.
Si perënditë e rrëzuara ilire.