UBT News

Tre vite nga vdekja tragjike e legjendës së NBA, Kobe Bryant dhe vajzës, Gianna

Sot tre vite më parë, Kobe Bryant së bashku me vajzën e tij, Gianna, dhe shtatë persona të tjerë vdiqën në një aksident tragjik me helikopter në qytetin e Kalifornisë Jugore, Calabasas.

Ndërsa lajmi për vdekjen e “Black Mambas” u publikua, shumica prej nesh u ndjenë sikur po jetonim një makth në kohë reale. Si mund të largohej në një moshë kaq të re një figurë kaq legjendare?

Në moshën 41 vjeçare, Kobe ishe duke e jetuar jetën e “babait të vajzave”. Ai dhe vajza e tij ishin rrugës për një ndeshje të basketbollit për të rinj, në të cilën Bryant ishte në rolin e trajnerit.

Ai nuk ishte më legjenda që solli pesë tituj të NBA për Los Angeles Lakers. Ai po jetonte atë jetë në pension, një jetë që u përqendrua te vajzat e tij dhe gruaja e dashur, Vanessa.

Por, më 27 janar të vitit 2020, Kobe Bryant kishte vdekur. Vajza e tij e vogël vdiq bashkë me të. Shtatë shpirtra të tjerë, John, Keri dhe Alyssa Altobelli, Sarah dhe Payton Chester, Christina Mauser dhe Ara Zobayan kishin përjetuar gjithashtu vdekjen e tyre të parakohshme.

Exit mobile version