Së paku tre persona kanë vdekur dhe 19 të tjerë janë lënduar në rajonin Donetsk në Ukrainën lindore të hënën.
Pavlo Kyrylenko, guvernatori i rajonit, tha se viktimat u raportuan në Chasovoy Yar, Novoselivka Pershia dhe Mariintka. Ai shtoi se aktualisht është e pamundur të përcaktohet numri i saktë i viktimave në Mariupol dhe Volnovas.
“Rusët do të mbajnë përgjegjësi për të gjitha krimet e tyre në tokën tonë!”, deklaroi ai.
Moska ka intensifikuar sulmet në zonën e Donbasit në javët e fundit, ndërsa përpiqet të marrë kontrollin e të gjithë Donetskut dhe Luhanskut./UBTNews/