UBT News

Tre të vdekur e 144 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë vdekur tre persona dhe janë regjistruar 144 raste të reja me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet ditore të identifikuara si rezultat i gjurmimit, testimit dhe hetimit epidemiologjik janë si vijon: 55 raste në Tiranë, 15 në Fier, 10 në Elbasan, 9 në Vlorë, nga 7 raste në Durrës, Kurbin, Divjakë, Gramsh, 6 në Korçë, 5 në Lushnje, nga 3 raste në Shkodër, Pogradec, Delvinë, nga 2 raste në Krujë, Përmet, nga 1 rast në Kavajë, Berat, Gjirokastër.

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shëruar edhe 65 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 6 mijë e 773./UBTNews

Exit mobile version