UBT News

Tre të vdekur, 319 raste të reja me COVID-19 dhe 90 të shëruar në Shqipëri

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur tre pacientë si pasojë e COVID-19. Ndërkaq ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se janë regjistruar 319 raste të reja.

“Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 141 raste në Tiranë, 38 në Fier, 15 në Pogradec, nga 13 raste në Elbasan, Kavajë, 11 në Korçë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Durrës, Berat, Kuçovë, 7 në Gramsh, nga 6 raste në Lezhë, Tropojë, Sarandë, nga 4 raste në Shkodër, Vlorë, Mirditë, Patos, nga 3 raste në Kurbin, Rrogozhinë, 2 në Devoll, nga 1 rast në Kukës, Lushnje, Gjirokastër, Ura Vajgurore, Bulqizë, Klos”, njoftoi Ministria.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 90 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11 mijë e 97 që nga fillimi i epidemisë në Shqipëri.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 301 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët gjashtë pacientë janë të intubuar./UBTNews

Exit mobile version