Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, tre persona e kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 58-vjeçare nga Tirana, një 63-vjeçar nga Lushnja, një 66-vjeçar nga Fieri, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 824 testime, prej të cilave 132 dolën pozitive me COVID-19.
“Rastet e reja janë nga: 31 raste në Tiranë, 15 në Elbasan, 12 në Durrës, 10 në Fier, nga 7 raste në Lezhë, Pogradec, nga 5 raste në Shkodër, Korçë, Mirditë, Berat, nga 4 raste në Lushnje, Përmet, Bulqizë, nga 3 raste në Tropojë, Gjirokastër, Patos, nga 2 raste në Fushë-Arrëz, Kolonjë, nga 1 rast në Has, Vlorë, Librazhd, Kamëz, Ura-Vajgurore.”, njofton ministria e Shëndetësisë.
Kurse raportohet se 95 qytetarë e kanë fituar betejën ndaj COVID-19./UBTNews