UBT News

Tre të plagosur në sulmin e dyshuar me armë në Gjermani

Policia gjermane deklaroi se tre persona u plagosën pas një sulmi të dyshuar me armë gjahu në Këln.

Ngjarja ndodhi të martën në mëngjes, në qendër të qytetit perëndimor.

Një punonjës ndërtimi, një kalimtar dhe një punonjës i autoritetit të transportit publik u plagosën.

Në një deklaratë policia gjermane bëri thirrje për dëshmitarë, ndërsa ndodhet në terren për të zbardhur ngjarjen./euronews.al

Exit mobile version