Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident që ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 08:30 në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë.
Sipas Policisë, në aksidentin në afërsi të rrethit me flamur, u përfshinë tri vetura dhe të lënduarit morën trajtim mjekësor.
Rasti po hetohet nga Njësia e Trafikut të Kryeqytetit.
“Sot rreth orës 08:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar tre persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, thuhet në përgjigjen e policisë./S.K/EO/PK/