UBT News

Tre shkencëtarë fitojnë Çmimin Nobel për Fizikë

Tre shkencëtarë fituan Çmimin Nobel për Fizikë për vitin 2021. Syukuro Manabe, Klaus Hasselmann dhe Giorgio Parisi u shpallën fitues në eventin në Stokholm.

Komiteti i Nobelit njoftoi të martën se shkencëtarëve u është ndarë çmimi për “kontributet e tyre në të kuptuarit tonë të sistemeve komplekse fizike”. Komiteti tha se shkencëtarët Manabe dhe Hasselmann “vendosën bazat e njohurive tona për klimën e Tokës dhe sesi njerëzimi ndikon në të”.

Është shumë e vështirë të parashikohet sjellja afatgjatë e sistemeve komplekse fizike siç është klima e planetit tonë. Por modelet kompjuterike që mund të parashikojnë se si i përgjigjet emetimeve të gazrave serrë kanë qenë vendimtare për të kuptuarit tonë të ngrohjes globale.

Fituesit do të ndajnë çmimin prej 1.1 milion dollarë./UBTNews

Exit mobile version