Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tre raste të dhunës në familje në rajone të ndryshme të vendit. Si pasojë e këtyre rasteve, tre persona janë arrestuar, ndërsa dy viktima kanë pranuar tretman mjekësor.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidentet kanë ndodhur në Podujevë, Klinë dhe Rahovec:
Në Podujevë është arrestuar një i dyshuar burrë nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj një viktime grua. Palët janë shoqëruar në stacionin policor dhe, pas inicimit të rastit me urdhër të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa në Klinë pas një mosmarrëveshjeje, një i dyshuar burrë ka ushtruar dhunë ndaj një viktime po ashtu burrë. Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ngjashëm, edhe në Rahovec pas një mosmarrëveshjeje familjare, është arrestuar një i dyshuar burrë për dhunë ndaj një viktime tjetër burrë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /E.A/
