UBT News

Tre persona të arrestuar për narkotikë në 24 orët e fundit në Prishtinë dhe Podujevë

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24-orësh, ka bërë të ditur se janë arrestuar tre burra në tri raste të ndara për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.

Në Podujevë, një burrë, shtetas i Kosovës, është arrestuar pasi është zënë në flagrancë duke shitur lëndë narkotike. Nga i dyshuari është konfiskuar një qese me marihuanë, ndërsa me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

Dy rastet e tjera janë regjistruar në Prishtinë. Në rastin e parë, policia ka arrestuar një burrë, shtetas i Kosovës, pasi gjatë kontrollit të tij dhe të veturës së tij janë gjetur dhe sekuestruar 15.41 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, ai është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në rastin e dytë në kryeqytet, është arrestuar një burrë, shtetas i huaj, tek i cili gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 0.3 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.  /E.A/

Exit mobile version