Pas suksesit rekord të serialit “Squid Game”, Netflix po shton tre nga projektet e mëparshme të regjisorit korean, Hwang Dong-Hyuk, në faqen e tij: “Silenced”, “Miss Granny” dhe “The Fortress”, përcjell UBT News.
“Squid Game” si duket “ka pushtuar botën” duke u bërë shfaqja më e transmetuar e të gjitha kohërave në Netflix me mbi 110 milionë shikime në platformë që nga premiera e saj në shtator.
Përmbledhja përfshin dramën kriminale të vitit 2011 “Silenced”, e cila ndjek një mësues – luajtur nga Gong Yoo i “Squid Game” – i cili zbulon abuzimin në një shkollë për fëmijët me dëmtim të dëgjimit.
“Miss Granny” i vitit 2014, e cila tregon historinë e një gruaje të moshuar që rifiton me magji rininë e saj; dhe dramën historike të vitit 2017, “The Fortress”, ku interpretojnë Kim Yoon-seok dhe Lee Byung-hun të “Squid Game”.
Ndikimi i “Squid Game” ka qenë i padiskutueshëm.
Para ca ditësh, dhjetëra mijëra punëtorë dolën në rrugët e Koresë së Jugut të veshur si rojet me maska të zeza të shfaqjes në kërkim të kushteve më të mira të punës./UBTNews/