Një grua që thotë se humbi shtatzëninë si pasojë e lëndimeve të marra gjatë përplasjes së turmës në Festivalin Astroworld, po padit Travis Scott dhe organizatorët e festivalit për vdekjen e padrejtë të foshnjës së saj të palindur, përcjell UBT News.
Shanazia Williamson dhe bashkëshorti i saj Jarawd Owens nga Dayton, thonë se ishin në pritje të një fëmije kur morën pjesë në Festivalin Astroworld më 5 nëntor 2021. Ata thonë se humbën atë për shkak të lëndimeve që Williamson mori në festival.
10 persona u vranë gjatë përleshjes së turmës në festivalin muzikor Astroworld në Houston, Teksas, nëntorin e kaluar dhe rreth 5,000 thonë se u plagosën. Raportet thonë se Scott vazhdoi të performojë pavarësisht paralajmërimeve se turma ishte në rrezik.
Në dhjetor, Williamson dhe Owens ngritën padi kundër Scott, promovuesve të festivalit Live Nation dhe ScoreMore, kompanive të sigurisë Valle Services SMG dhe ASM Global, dhe korporatës Harris County Sports and Convention.
“Ndërsa ishte e pranishme në festival, Shanazia u shkel dhe u shtyp dhe rezultoi në lëndime të tmerrshme dhe përfundimisht në vdekjen e fëmijës së palindur të saj dhe Jarawd-it”, thuhet në padi teksa shtohet se “përveç kësaj, Shanazia pësoi lëndime në shpatull, shpinë, këmbë, gjoks, stomakun dhe pjesët e tjera të trupit të saj”.
Live Nation dhe kompania kryesore e sigurisë në festival, Contemporary Services Corporation, kanë mohuar të gjitha akuzat kundër tyre.
Vetë Scott ka mohuar vazhdimisht çdo përgjegjësi për tragjedinë në Astroworld./UBTNews/