Rreth 50,000 njerëz ishin grumbulluar në NRG Park të Houston për festivalin Astroworld kur turma filloi të shtyhej drejt skenës ndërsa Travis Scott po performonte, duke shkaktuar kaos.
Në mungesë të ajrit dhe hapësirës, disave u ra të fikët dhe disa u shkelën nga turma. Midis atyre që u vranë në kërdinë e nëntorit 2021 ishte një nëntë vjeçar dhe qindra të tjerë u plagosën.
Në mes të thirrjeve për ndihmë, organizatorët pritën disa minuta përpara se të ndalonin muzikën dhe të evakuonin zonën.
“Është tragjike që 10 njerëz të pafajshëm u vranë duke u përpjekur të shijonin një mbrëmje me muzikë dhe argëtim”, tha Prokurori i Qarkut Harris, Kim Ogg “… por një tragjedi nuk është gjithmonë një krim dhe jo çdo vdekje është një vrasje”.
“Asnjë kallëzim penal nuk do të ngrihet për incidentin”, thuhej në një deklaratë nga zyra e Ogg.
Shumë padi janë ngritur kundër organizatorëve të festivalit Astroworld, të cilët akuzuesit thonë se nuk arritën të garantonin sigurinë e pjesëmarrësve të koncertit.
Vendimi i së enjtes ka të bëjë vetëm me procedimet penale, që do të thotë se paditë civile mund të vazhdojnë ende./UBTNews/