Reperi Travis Scott u mor në pyetje për disa orë të hënën për qindra padi që u ngritën ndaj tij pas Festivalit Astroworld të vitit 2021, i cili la dhjetë të vdekur dhe mijëra të plagosur.
Deponimi, i cili zgjati gati tetë orë, u zhvillua në Hjuston, Teksas, raporton Associated Press, transmeton KlanKosova.tv.
Përfaqësuesi i Scott, Ted Anastasiou tha se rasti ndaj këngëtarit është një procedurë tipike ligjore.
Ai shtoi se Travis po bashkëpunon plotësisht me procesin ligjor, ndërkohë që mbetet ende i përkushtuar ndaj turneut të tij në mbështetje të albumit të tij rekord, Utopia, dhe përpjekjeve të tij bamirëse për të mbështetur komunitetet në rrezik.
Në një deklaratë, avokati i Scott, Kent Schaffer, theksoi se vendimi i sotëm i prokurorit të Qarkut Harris konfirmon atë që kemi ditur gjatë gjithë kohës që Travis Scott nuk është përgjegjës për tragjedinë e AstroWorld.
“Kjo është në përputhje me raportimin investigativ nga media të shumta dhe raportet e qeverisë federale dhe shtetërore që kanë vendosur barrën për krizat e sigurisë së ngjarjeve mbi organizatorët, operatorët dhe kontraktorët jo interpretuesit”, tha ai.
Pas incidentit, Scott, në një deklaratë në X, tha se lutjet e tij shkojnë për familjet dhe të gjithë ata që u prekën nga ajo që ndodhi në Festivalin Astroworld.