Travis Scott do të mbulojë të gjitha shpenzimet e funeralit për tetë viktimat që vdiqën në festivalin e tij Astroworld të premten, sipas një deklarate të lëshuar të hënën nga një përfaqësues i reperit, përcjell UBT News.
Ai do të bashkëpunojë me BetterHelp për të ofruar shërbime falas të shëndetit mendor për të gjithë ata që janë prekur nga tragjedia.
“Travis mbetet në biseda aktive me qytetin e Hjustonit, organet e zbatimit të ligjit dhe reaguesit e parë lokalë për t’u lidhur me respekt dhe në mënyrë të përshtatshme me individët dhe familjet e të përfshirëve”, thuhet në deklaratë.
“Këta janë hapat e parë të shumë hapave që Travis planifikon të marrë si pjesë e zotimit të tij personal për të ndihmuar të prekurit gjatë gjithë procesit të tyre të pikëllimit dhe rimëkëmbjes”.
Organizatorët e Astroworld do të ofrojnë një rimbursim të plotë për të gjithë mbajtësit e biletave, si ata që morën pjesë të premten dhe për ata që mbanin bileta për koncertet e anuluara, sipas burimeve të CNN.
Scott doli në skenë pak pas orës 21:00 të premten për të performuar para 50,000 të pranishmëve. Disa nga pjesëmarrësit e koncertit e përshkruan ngjarjen si traumatizuese, me shumë dëshmitarë që thanë se panë trupa të pajetë duke u shkelur në mes të kaosit./UBTNews/